Muajin e kaluar, Ukraina ngriti padi kundër Rusisë në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara, në Hagë, për mosmarrëveshje midis shteteve dhe për të hetuar Rusinë për krime lufte.
Mirëpo, Rusia ka vendosur të mos marrë pjesë në procedurat e gjykatës. Këtë mëngjes avokatët rusë nuk janë paraqitur në një seancë dëgjimore. Ambasadori rus në Holandë ka bërë të ditur se qeveria e tij nuk ka ndërmend të marrë pjesë.
Burimi: Indiatoday
