Nga Shqipëria / E Diel 6 Mars 2022, 20:08

'Edhe në botën tjetër do të të dua njësoj', dedikimi prekës i vajzës që humbi jetën bashkë me të fejuarin

“Sa me fat jam që jetën do e ndaj me ty 04.03.2020″, ishin fjalët që e reja Almenia Karaj i dedikoi të fejuarit të saj Shkumbin Bratit dy ditë më parë.

Ëndrra e tyre u ndërpre në mes, pasi një aksident tragjik u mori jetën në afërsi të Thumanës.

Çifti kishte vetëm dy ditë që kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë. Brati ishte këngëtar që merrte pjesë në festa familjare. Pikërisht mbrëmjen e djeshme ata ishin në një festë ku Shkumbi Brati po performonte live. Pas festës, pak minuta pas mesnate çifti u përfshi në askident duke humbur jetën.

“Edhe në botën tjetër do të të dua njësoj si sot”, ishte dedikimi prekës i 16-vjeçares Almeina Karaj për të fejuarin e saj Shkumbin Brati 20 vjeç.