Nga Shqipëria / E Diel 6 Mars 2022, 19:07

Në 8-mujorin e lindjes së tyre, Eni Vasili ndan momentet e veçanta me të bijat

Më 6 korrik të vitit të kaluar Eni Vasili u bë nënë për herë të parë dhe gjithë jeta e saj ndryshoi. Eni u bekua me dy vajza binjake, të cilat sot festojnë 8-mujorin e lindjes.

Gazetarja ka publikuar në rrjete sociale disa pamje me të bijat pranë tortës së tyre, por fytyrat ua ka mbuluar me emojit e zemrës duke dashur që të ruajë privatësinë.

Eni dhe vogëlushet shfaqen të veshura me të kuqe dhe gazetarja duket shumë e lumtur që vajzat po rriten dita-ditës.