Nga Shqipëria / E Diel 6 Mars 2022, 18:06

U fejua dy ditë më parë, kush është këngëtari që vdiq në aksidentin tragjik në Fushë-Krujë

Një aksident i tmerrshëm ndodhi pas mesnatës në Fushë-Krujë, ku humbën jetën katër persona. Njëri prej viktimave, 20-vjeçari Shkumbin Brati, ishte këngëtar i muzikës folklorike dhe ishte fejuar vetëm dy ditë më parë.

"Balkanweb" raporton se Brati udhëtonte në makinë, së bashku me të fejuarën e tij, 16-vjeçaren A. K., ku të dy kanë humbur tragjikisht jetën.

Viktima të aksidentit të tmerrshëm kanë mbetur edhe shtetasit Alfred Dika, 39 vjeç, dhe shtetasi Artan Alushi, 30 vjeç. Çifti i të rinjve ishin pasagjerë në mjetin që drejtonte 30-vjeçari Alushi.

Ndërkohë, pas aksidentit tragjik, familjarët e këngëtarit Brati kanë publikuar mesazhe rrëqethëse në rrjetet sociale.

“U prefsh në paqe Shkumbin Sadiki Brati. Vëllai, në kope zemrën në këtë jetë, na shkatërrove”, shkruajnë familjarët e të ndjerit.

Për humbjen e të riut ka reaguar edhe këngëtarja Elizabeta Marku, e cila në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, u ka shprehur ngushëllime familjes, ndërkohë thotë se Brati ishte një njeri shumë i veçantë për të dhe i tillë do të mbetet.

"Asnje fjalë nuk mund ta pershkruaj ate cfarë ndjej per humbjen tënde. Ndaj trishtimin tim sot per te kujtuar Shkumbin Sadiki Brati si njeriun e vecant nuk do te harrohet kurrë ne zemren time. Ne ketë moment deshperimi shpreh ngushellimet e mia per familjen dhe kolegun tonë Perparim Brati. Sa me shume paqe dhe Zoti ju dhente  forcë ne këtë kohë trishtimi. Mungesa jote do te jetë shumë e vështire per tu mbushur por ti do te mbetesh përjetesisht në mëndjen dhe zemrat tona", shkruan Elizabeta.