Ish-fituesi i edicionit të 6 të “Big Brother”, Anaid Kaloti shpesh rrëmben vëmendjen me deklaratat e tij. Që prej datës 1 mars, ai është tashmë një nga panelistët e Fjodora Fjorës në programin e saj “Ditë pas dite”.

Për sa i përket eksperiencës së tij në Big Brother, ish-fituesi u shpreh se iu deshën gati dy vite për të marrë veten nga e gjithë eksperienca që përjetoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ai madje e krahasoi shtëpinë e “BBV” me një psikiatri të vogël.

“Shtëpia e ‘Big Brother’ është një psikiatri e vogël. Trysnia vazhdon edhe pasi del nga shtëpia. Big Brother nuk mbaron pasi përfundon spektakli, por vazhdon gjatë, madje çfarë kam njohur nga banorët që kanë dali së fundmi, u them se pas dy viteve do ta merrni veten”, tha Anaidi.



