Nga Shqipëria / E Diel 6 Mars 2022, 12:12

‘Është fallco’, Albi 'plas bombën' për Brunon

Ish-konkurrenti i "Përputhen", Albi Dhima ishte së fundmi i ftuar në emisionin "Expuls" në RTV Ora, ku foli për rrugëtimin e tij në program. Moderatori Ronaldo Sharka e pyeti rreth personit më fallco dhe Albi nuk hezitoi të jepte një përgjigje.

Sipas tij, personi më i shtitur në "Përputhen" është Bruno, i cili tashmë është deklaruar për Florjanën.

"Një? Bruno nga Delvina. Për mua ai është më fallco", tha Albi.