Nga Shqipëria / E Diel 6 Mars 2022, 12:12

‘Një super çun Tirane’, Erion Veliaj bëhet bashkë me Ilir Shaqirin

Balerini dhe njëkohësisht fituesi i "Big Brother VIP", Ilir Shaqiri është takuar së fundmi me krybashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Vetë Veliaj ka publikuar në rrjete sociale një foto krah Ilirit, duke shprehur të gjithë vlerësimin që ka për të. Ai e ka cilësuar si një nga balerinët më të mirë shqiptarë.

"Ilir Shaqiri është një superçun Tirane, një nga balerinët më të mirë shqiptarë, me shpirtin e atij që edhe kur rrëzohet, ngrihet më i fortë nga ç’ishte. Ky është edhe shpirti i qytetit tonë, që beson te puna dhe merita. Faleminderit për vizitën miku im!", ka shkruar Veliaj.