Nga Shqipëria / E Premte 24 Nëntor 2017, 16:04

Kush do ta zëvendësoj vendin e profesor Lalos në 'C’est la vie', produksioni merr vendimin

Kompozitori i njohur Aleksandër Lalo u nda nga jeta të dielën e kaluar në moshën 68-vjeçare si pasojë e një ataku në zemër. Largimi i tij ishte i papritur, dhe një  tronditje për kulturën shqiptare. Me ikjen e tij ai la një boshllëk si në artin e vendit tonë por edhe në spektaklin ‘C’est la vie’ në televizionin Klan ku dhe ai ishte pjesë e jurisë.

Te dielën e kaluar televizioni e ndërpreu transmetimin e emisionit, dhe moderatorja Marina Vjollca lajmëroj që emisionet në vazhdim do jenë një homazh për këtë njëri të rëndësishëm të muzikës shqiptare.

 

Por kush do ta zëvendësoj profesor Lalon këtë të diel në spektaklin e Tv Klan ?

Sipas ‘Xing.al’, produksioni ka marr një vendim lidhur me këtë pozicion dhe mendohet se karrigia e tij do të qëndrojë boshë deri në fund të spektaklit për të nderuar kompozitorin dhe si një shenjë që ai është një figurë e pazëvendësueshme në muzikën shqiptare.

 

Burimi: 'Xing.al'