Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Mars 2022, 23:11

'Të ka vdekur ndjenja', Arjan Konomi shpërthen keq ndaj Lauretës: U bë surrati jot...

Në puntatën e sotme të “Përputhen Prime”, opinionisti Arjan Konomi shpërtheu ashpër ndaj Lauretës. Shkak u bë një koment i konkurrentes në lidhje me ndjenjat e tij.

“Unë mendoj se ty të kanë vdekur ndjenjat dhe nuk i sheh me ndjenja gjërat, vetëm me analizë”, i tha Laureta.

Arjan Konomi: Më ka vdekur mua ndjenja? Nuk kam ardhur këtu as të krijoj lidhje, as të njoh dhe as t’i tregoj ndjesitë e mia surratit tënd që ke ardhur këtu në emision. E paedukatë! Më tregon mua ndjesitë ti! Të të vijë turp!

Laureta: Si të më vijë turp mua?

Arjan Konomi: Ku i di ti moj ndjesitë e mua? A iu ka mësuar njeri kur keni hyrë në këtë emision që nuk keni punë të më tregoni a jam i zoti këtu, a kam ndjesi apo ndonjë gjë tjetër…çfarë janë këto mënyra të ulëta?

Laureta: Nuk është mënyrë e ulët sepse ti po i përbuz edhe po na ul…

Arjan Konomi: U bë surrati jot të vijë këtu të më tregojë mua moj, që të kam mbrojtur me gjithë atë background që ke pasur e me gjithë ato probleme, më tregon mua!

Laureta: Po të kisha diçka për të fshehur nuk do futesha fare këtu

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)