Sonte në “Përputhen Prime” Meliku dhe Laureta u përballën me njëri-tjetrin, pas xhelozisë së kësaj të fundit për Çiljetën. Meliku tentoi t’i sqaronte se pëlqimi i tij është vetëm ajo, por konkurrentja nuk e besoi.

Nisur nga kjo, Meliku e tërhoqi deklaratën që kishte bërë për Lauretën. “Me gjithë respektin dhe pëlqimin që kam për ty, unë heq deklaratën dhe dua të largohem nga studio”, tha ai.

Laureta: Kaq i fortë je ti ë
Meliku: Kaq bën Meliku
Laureta: Bravo, unë nuk kam çfarë diskutoj më, faleminderit
“Mirupafshim të gjithëve”, tha Meliku dhe u largua papritur nga studioja.
View this post on Instagram



