Në puntatën e sotme të “Përputhen Prime”, Erioni bëri zgjedhjen e tij. Ai ndërpreu takimet me Rrushen, duke i thënë se dëshiron të mbeten miq dhe u deklarua vetëm për Mikelën.

“Sot deklarohem për ty! Ke qenë dikush që ma ke marrë vëmendjen edhe një pjesë të zemrës që në momentin e parë, që në audicione, prej muajit të parë deri në muajin e pestë, sa m’u bënë mua”, i tha ai konkurrentes.

Dyshja shkëmbyen puthjen e parë në buzë, të shoqëruar nga muzika romantike dhe shumë, por shumë petale trëndafilash.
View this post on Instagram





