Përgjatë ditëve të fundit Erioni është gjendur mes Mikelës dhe Rrushes. Mirëpo, ai mori një vendim në puntatën e sotme të “Përputhen Prime”. Erioni ndërpreu takimet me Rrushen, duke i thënë se dëshiron të mbeten miq.

“Ndjesitë që i kemi tani, t’i lëmë atje ku kanë qenë para 5 vitesh. Përndryshe, unë ty të respektoj ekstrem shumë, si femër, si familje kam respekt ekstrem shumë. Qejfi im është që në vazhdim të kemi një marrëdhënie shoqërore”, tha Erioni.

Rrushja u tregua shumë e kuptueshme ndaj deklaratës së Erionit dhe me qetësi i tha: “Ti çfarë vendimi merr unë e respektoj gjithsesi, patjetër që po. E di se si po ndihesh, ta respektoj vendimin! Respektin e ke pasur gjithmonë prej Rrushes dhe do e kesh gjithmonë!”





