Forcat ruse kanë marrë nën kontroll një spital psikiatrik në qytetin Borodyanka në rajonin e Kievit, Ukrainë. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori Oleksiy Kuleba.
Ai ka treguar se në spital ndodhen 670 pacientë me nevoja të veçanta, të cilëve po iu mbaron uji dhe ilaçet.
“Ne nuk e dimë se si t’i evakuojmë këta njerëz, si t’i ndihmojmë ata. Atyre po iu mbaron uji dhe ilaçet. Janë njerëz me nevoja të veçanta, kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme. Shumë prej tyre kanë qenë të shtrirë në shtrat prej vitesh”, ka deklaruar Kuleba.
Burimi: reuters.com
