Puntata e sotme e “Përputhen Prime” do t’i ketë të gjitha; dashuri, debate, deklarim, largim, madje dhe rikthim. Kështu ka bërë të ditur moderatorja Bora Zemani, me anë të një postimi në rrjete sociale.

"Dashuri, debate, deklarim, largim, rikthim… gjithcka ka ky Prime!! Shihemi sonte ne 21:00", ka shkruar Bora krahas disa fotove ku shfaqet me look-un e mbrëmjes.

Në rrjet përflitet se konkurrentja që do rikthehet është Ada, e cila u përjashtua pak kohë më parë bashkë me Edin.



