Nga Shqipëria / E Shtunë 5 Mars 2022, 19:07

'Zhgënjyese, as nuk më falenderuan', Tea tregon pse u largua nga 'Goca dhe Gra'

Pak kohë më parë emisioni “Goca dhe Gra” erdhi me tre moderatore të reja. Dalina Buzi, Rita Petro dhe Armina Mevlani zëvendësuan Tea Trifonin, Olesia Leçon dhe Krista Merkoçin.

Në një lidhje live me Arjan Konomin, Tea ka treguar se pse nuk është më pjesë e formatit.

"Me ndërrimin e qeverisë ndryshuan edhe bashkëpunëtorët. Ishte zhgënjyese dhe as nuk u falenderova edhe pse e nisëm gjithcka bashkë nga zero", është shprehur ajo.