Nga Shqipëria / E Premte 24 Nëntor 2017, 14:02

Çiljeta shkëlqen në ditëlindjen e Albanit

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, por gjithmonë ka dashur që jetën e saj private ta mbaj larg kamerave.

 

Kohët e fundit Ciljeta Xhilaga është përfolur për një lidhje të mundshme me portierin e skuadrës së ‘Partizanit’, Alban Hoxha, lidhje për të cilën Çiljeta është treguar mjaft e rezervuar duke evituar ti përgjigjet pyetjeve të gazetarëve se çfarë po ndodh midis tyre.

 Por  Alban Hoxha ka festuar me anë të një feste të madhe  përvjetorin e tij të 30-të, pjesë e së cilës ishte edhe këngëtarja e hitit ‘BuBu’.

Çiljeta ka qenë prezente në ditëlindjen e tij dhe ka shkëlqyer në veshjen që kishte përzgjedhur, madje ata të dy janë fotografuar edhe së bashku ku shfaqeshin mjaft të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.