Fifi duket më e lumtur se kurrë që kur konfirmoi lidhjen me Adis Patushin. Këngëtarja u njoh me Adisin pas daljes nga “Big Brother VIP”. Ndonëse kanë pak kohë që janë bashkë, ato kanë treguar se janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Së fundmi, Fifi ka publikuar në rrjete sociale dy foto të ëmbla pranë Adisit, njëra prej të cilave është dhe intime. Dyshja shfaqen duke shkëmbyer një puthje në buzë.

“Përtej gjithësisë, me ty, vetëm ty”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove.






