Këngëtari Tiri Gjoci ishte sot i ftuar në emisionin “Friendzone”, ku foli për projektet e reja. Mes të tjerash ai u pyet nëse do të bashkëpunonte me Beatrix Ramosajn. Tiri tha po dhe këngën do ta titullonte “S’ke faj”.

Kjo përgjigje u duk si një mbështetje për Beatrixën pas situatave të fundit me Donaldin. "Sigurisht që po. E kam mikeshë, kemi kaluar shumë vite bashkë sepse kemi qenë në Lice. “S’ka faj” do të quhej kënga”, tha ai.

Kujtojmë se Tiri është shok i mirë dhe me aktorin Donald Veshaj.




