Prej ditësh në Ukrainë vazhdon sulmi rus. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale një foto prekëse me të cilën tregon se çfarë po ndodh në Ukrainë.
Në foton në fjalë shihet një ushtar ukrainas që mban në krahë një foshnje duke e nxjerrë atë nga rrënojat. Rama e ka shoqëruar foton me një zemër të thyer.

