Rihanna u shfaq gjatë shfaqjes së Javës së Modës së Dior në Paris, e veshur me tyl duke treguar barkun e rrumbulllakosur. Njerëzit janë kurioz për gjininë e bebit që do sjellë në jetë këngëtarja dhe kjo pyetje i është bërë pikërisht nga dikush në prapaskenë.

Tim Blanks, kryeredaktori i “The Business of Fashion”, publikoi në Instagram një foto të reagimit që bëri Rihanna ndaj kësaj pyetjeje shumë personale.

“Djalë apo vajzë? Kjo ishte pyetja e gabuar për t’i bërë Rihannës ndërkohë që figura të botës së modës po përgjonin mbi kokat tona”, ka shkruar ai. “Por ajo është nëna e ardhshme më rrezatuese ndonjëherë. Një rreze e vërtetë drite në një ditë të errët.”





