Shefi i diplomacisë amerikane, Anthony Blinke deklaroi se nga Brukseli se NATO-ja është e gatshme për luftë dhe për të mbrojtur çdo pëllëmbë territori të vendeve anëtare të saj, duke theksuar se aleanca nuk kërkon konflikt.
Blinken: “Aleanca jonë është mbrojtëse. Ne nuk duam konflikt. Por nëse kjo ndodh, nëse konflikti vjen tek ne, do të na gjejë në gadishmëri. Do të reagojmë menjëherë në mbrojtje që cdo pjese të territorit të NATO-s”.
Blinken, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmendën edhe sulmet në një central bërthamor të Ukrainës, në Zaporizhzhya, të cilat presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i përshkroi si “terrorizëm bërthamor” .
Stoltenberg ka dënuar sulmet ndaj civilëve dhe ka thënë se sulmi ndaj centralit bërthamor tregon “sa e pamatur është kjo luftë, për rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë që Rusia të tërheqë trupat dhe të angazhohet me qëllim të mirë në përpjekjet diplomatike”.
