Nga Shqipëria / E Premte 4 Mars 2022, 12:12

I dedikoi këngë Beniadës, këngëtari tregon ç'i tha modelja pas daljes nga BB

Pas Ponit, edhe një artist i ri, Kejvi Latka ose i njohur ndryshe me emrin e artit Kevinjo, i ka dedikuar së fundmi një këngë Beniada Nishanit. Këngëtari ka treguar se ai e ka ndjekur ish-banoren gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë e famshme dhe më pas kishte vendosur të shkruante një tekst për të.

“Beniada ishte një figurë publike pasi doli nga “BBVIP”, ishte një personazh që pëlqehej shumë, unë e kam parë e kam ndjekur dhe një ditë shkova në studio dhe shkruajta tekstin. Nuk e kam bërë për klikime por për qejfin tim", tregoi ai në "Shqipëria Live".

“Beniada me ka dërguar një voice record më ka suportuar më ka hedhur dhe në storyt e saj dhe kur ka qenë brenda shtëpisë personi që ia menaxhonte Instagramin dhe kam mbetur i kënaqur nga ana e saj pasi i ka pëlqyer si projekt muzikor. Beniada më tha: Wow, Kevinjo më ka thënë kushërira ime për projektin muzikor e kam dëgjuar më ka pëlqyer shumë", tregoi këngëtari.