Zelensky ka akuzuar Rusinë për bombardime të qëllimshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, pasi një zjarr shpërtheu në objekt pak pas mesnate.
“Tanket ruse qëllojnë blloqet atomike. Ata e dinë se për çfarë po qëllojnë. Ata janë përgatitur për këtë sulm. Për të gjithë ukrainasit, për të gjithë evropianët, për të gjithë njerëzit që e dinë fjalën “Çernobil”, sa viktima ka pasur.”
Fatkeqësia e Çernobilit e vitit 1986, e cila ndodhi në Ukrainën Sovjetike, konsiderohet si aksidenti më i keq bërthamor në histori. Ishte një “katastrofë globale që preku jetën e qindra mijëra njerëzve” dhe pati një ndikim të vazhdueshëm në vend.
“Ne nuk e dimë se si do të përfundojë zjarri në stacion, nëse mund të ketë një shpërthim, Zoti na ruajt”, tha Zelensky, duke shtuar se “djemtë tanë po e mbajnë të sigurt stacionin e energjisë atomike”, tha Zelensky.
“Ka 15 reaktorë bërthamorë në Ukrainë. Nëse njëri prej tyre shpërthen, ky është fundi për të gjithë, ky është fundi i Evropës,” shtoi ai.
“Asnjë vend përveç Rusisë nuk ka qëlluar ndonjëherë mbi reaktorët e një centrali atomik. Hera e parë, hera e parë në histori,” tha ai, duke u kërkuar liderëve evropianë që “të zgjohen tani” dhe të ndalojnë forcat ruse “para se kjo të bëhet një fatkeqësi bërthamore.
