Daily mail ka publikuar një video të një makine, ku po udhëtonte një familje që goditet nga zjarri i tankeve në një rrugë të qetë fshati jashtë Kievit. Pamjet tregonin një baba dhe djalin e tij të rritur që u ndeshen me një autokolon ruse.
Djali që filmoi pamjet rrëqethëse, ishte duke filmuar nga sedilja e pasagjerit dhe makina e tyre u detyrua të tërhiqej në anë të rrugës pasi u ndesh me një autokolonë rus.
“Dil dhe shtrihu”, i thotë ushtari babait të tij. “A dëgjon? Kthehu dhe dil në të djathtë”.
Disa sekonda më vonë në makinë vërshojnë plumbat. Djali hidhet jashtë makinës dhe zvarritet në pjesën e pasme për të gjetur babanë e tij të shtrirë në rrugë.
"Babi! Babi! A je akoma aty?", dëgjohet ai. Djali i thotë babait të tij të qëndrojë poshtë ndërsa i moshuari përpiqet të ulet për të parë plagët e tij.
