Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ndodhet në kufirin Poloni-Ukrainë. Ndonëse dalja nga Ukraina është shumë e vështirë, gazetari Blendi Fevziu njoftoi se sot paradite do të hyjë në këtë shtet.
"Është shumë e vështirë dalja nga Ukraina, jo vetëm për gazetarët, por edhe për shtetas të tjera. Problemi i vetëm është kthimi, autokolona është prej 60 kilometrash. Duhet të ecësh 60 kilometra në këmbë. Zona rreth e rrotull është kthyer në të njëjtën situatë që është këtu. Besoj do hyjmë në Ukrainë në kushte normale. Duhet parë sa thellë mund të shkosh, 10 kilometra, 50… kjo varet nga kushtet logjistike të transportit"
