Nga Shqipëria / E Premte 24 Nëntor 2017, 12:12

Beatrix Ramosaj në një lidhje të re? Reagon këngëtarja.

Ditë e djeshme  nëpër portale u përfol shumë për një lidhje të re të këngëtares së njohur Beatrix Ramosaj, dhe shkak për këtë u bë një tufë me lule e publikuar nga ana e Trixës në instagram.

Sipas Gazetës Express, këngëtarja e ka mohuar një gjë të tillë duke u shprehur se edhe në qoftë se do krijojë një lidhje do e mbaj atë në privatësi.

“Jo nuk jam në një lidhje për momentin, por dhe nëse do të ndodhë në të ardhmen,  do të jetë ndryshe nga më parë jeta private do të jetë e ndarë me atë artistike,”-u shpreh Beatrixi.

Ndoshta Trixa ka zgjedhur që jetën e saj  ta mbaj larg syri të publikut, për faktin se lidhja e saj e parë me djaloshin nga Tirana Ervi Cenolli u përfol shumë, ku thuhej se këngëtarja e ka vuajtur shumë ndarjen dhe madje i ka kushtuar atij edhe këngën ‘Pa ndjenjë’.