Sonte në "Open" ishte i ftuar kryeministri Edi Rama, i cili komentoi luftën e nisur në Ukrainë. Ai tha se Shqipëria do të preket nga rritja e çmimit të energjisë dhe produkteve.
Rama u shpreh se nafta është kthyer në çmimin më të lartë të vitit 2014.
“Nafta sot është kthyer në pikun e vet të vitit 2014, dhe sigurisht ishte një trend i post pandemisë dhe si efekt i nevojës në rritje ka bërë edhe Shqipëri do të preket. Çmimin e energjisë nuk e kishim parashikuar, por duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi në luftë, nuk na prek ushtarakisht, por nga pikëpamja e çmimeve", tha ai.
