Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i dhanë fund martesës pas një viti. Këtë e konfirmoi vetë biznesmeni me anë të një postimi në rrjete sociale, ku shkruante se ndihej më i lumtur se kurrë.

Nga ana tjetër, Fjolla ka reaguar vetëm së fundmi në një intervistë për emisionin "Madam" në Kosovë. Këngëtarja bëri të njëjtën deklaratë si Fisniku, duke thënë se tani është më e lumtur. Për më tepër ajo nuk e kurseu një thumb për ish-bashkëshortin.

“Nëse e keni humbur një tradhtar, mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femer që e do, kurse ti një mashtrues”, tha Fjolla.




