Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë zhvilluar këtë të enjte raudin e dytë të bisedimeve. Takimi ka përfunduar para disa minutash dhe janë diskutuar për tre çështje që lidhen me situatën në Ukrainë, sipas kreut të delegacionit rus Vladimir Medinsky.
“Ne diskutuam në detaje për tre çështje: çështjen ushtarake, çështjen ndërkombëtare humanitare, çështja e tretë është zgjidhja politike e konfliktit në të ardhmen”, ka thënë ai.
Gjatë këtij takimi, delegacionet kanë arritur mirëkuptim të përbashkët për evakuimin e civilëve në zonat e sulmeve ushtarake.
“Për disa pika, ne arritëm të gjenim mirëkuptim, por çështja kryesore që u zgjidh sot është çështja e shpëtimit të njerëzve, civilëve që u gjendën në zonën e përleshjeve ushtarake”, ka shtuar Medinsky.
Burimi: "Top Channel"
