Këtë javë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë pjesë e një serë aktivitetesh të cilat janë zhvilluar në kuadër të “Javës së fëmijëve pa përkrahje prindërore”, ditën e djeshme në një nga veprimtaritë e organizuara, Presidenti solli si shembull për këta fëmijë jetim. Ai ka përmendur disa nga personazhet e njohur të artit shqiptar të cilët gjithashtu kanë pasur fatin e fëmijëve dhe janë rritur pa prindër, por kjo gjë nuk i ndaloi ata të bëheshin personalitete të shquar për kulturën shqiptare.

“Po sot shpreh nderimin më të thellë për personalitetet e jashtëzakonshme që dolën nga kjo kategori shoqërore me të cilët është nderuar vendi, kombi dhe shoqëria jonë si artistët e shquar: Ibrahim Rugova, Nina Mula, Farudin Hoxha, Violeta Manushi Eno Koco, Margarita Xhepa, Xhevahir Spahiu, Shyqyri Sako, Ema Qazimi, Bejkush Birce, Andon Qezari, Limos Dizdari, Viktor Zhusti, Perikli Culi, Mimika Luca, Kico Fotiadhi, Bilal Xhaferri, Ibrahim Kodra, Kadri Roshi, Serafin Fanko, Zoica Haxho, Besim Levonja, Qamil Grezha, Kolec Traboini,, Petraq Qafzezi autor i romanit të mirënjohur ‘Bonjakët’, profesor Lek Sokoli, Mimika Luca, e sa e sa personalitete të tjera të çmuara, të cilëve u kërkoj falje që nuk mund t’i përmendim në këtë ceremoni, por që do të mbeten kurdoherë në mendjen dhe në zemrën tonë për kontributet dhe vlerat e çmuara që ata i kanë dhënë shoqërisë. Këto janë modelet më të mirë për fëmijët sot”, është shprehur Presidenti Meta .

