Nga Shqipëria / E Enjte 3 Mars 2022, 17:05

'Moderne dhe bombastike', zbulohen detajet e performancës së Ronelës në Eurovision

Siç tashmë dihet, këngëtarja Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision më këngën “Sekret”. Stilisti i njohur, Niko Komani ka treguar së fundmi detajet e performancës së saj.

I ftuar në emisionin “FriendZone”, Niko është shprehur se Ronela do të vijë shumë moderne dhe bombastike. Performanca e saj nuk do të ketë aspak lidhje me performancën që ka pasur në “Festivalin e Këngës”.

“Është totalisht diçka tjetër. Do të jetë diçka tepër moderne. Do të jetë një Ronela bombastike, do të kërcejë më shumë se tek festivali. Ronela do të “çmendet”. Klaudia Pepa po merret me koreografinë. Performanca nuk do të ketë asnjë lidhje me performancën që pati në festival. Është një koncept ndryshe. Për veshjen finale ende nuk kemi arritur në përfundim sepse janë katër veshje dhe do të shikojmë se cila është idealja", tha ai.