Nga Shqipëria / E Enjte 3 Mars 2022, 17:05

Deputeti rus: Pushtimi i Ukrainës ka qenë i planifikuar një vit më parë

Deputeti rus, Rifat Shaykhutdinov ka deklaruar se pushtimi i Ukrainës është planifikuar që një vit më parë.

“Ne nuk e përgatitëm këtë operacion spontanisht. Ishte në përgatitje për një vit, ndoshta më shumë. Ne e kuptuam se çfarë [po ndodhte] dhe i kishim paralajmëruar ata paraprakisht“, ka thënë Shaykhutdinov.

Ai është shprehur se Rusia do ishte sulmuar, nëse nuk do të pushtonte.

Burimi: BBC