Sherri që nisi kur Arjola ishte në Big Brother vijon dhe jashtë. Ajo dhe kolegia e saj në “Portokalli”, Renada Caci kanë vijuar me deklaratat e ashpra për njëra-tjetrën.

E pyetur në “Goca dhe gra”, Arjola u shpreh se aktorja ka xhelozi ndaj saj dhe se ajo personalsisht e ka pasur shumë qejf atë.

“Ajo është xheloze profesionalisht. Unë e kam pasur shumë qejf, e së bashku me të dhe Albanën që e kam mikeshë, por ajo shpreh xhelozi. Unë s’kam gjë për ti thënë nëse ajo ka le të ma thotë mua”, tha Arjola.

Pak më vonë ka reaguar edhe Renada, e cila në një video në Instagram është shprehur se nuk është xheloze për askënd.

“Kam 13 vjet që bëj rolet e mia. Xheloze unë për dikë? Aq më tepër për filanen. Kështu që vajzë e mbarë rri urtë ose ik nga ke ardhur, ca të them unë s’je për atë punë. Dhe më lini rehat se jam në botën time, jam shumë mirë. Mos më përmend më nëpër emisione”, ka thënë aktorja sipas Panorama plus.

Ndërkaq një tjetër status, “Luzja” ka shkruar në Facebook, por duket se e ka fshirë pak minuta më pas. “Mos më përzini me njerëz që as si konsideroj në jetën time. Jam rehat pa prezencën e tyre. Ata e bëjnë për vëmendje. Hej rrini pa Big Brother se ju bën mirë. Dhe ju me adresa fallco nga shpella se përndryshe do ndjek rrugë ligjore. Flm”, shkruante Renada.






