Rusia ka intensifikuar sulmet dhe bombardimet ndaj qyteteve ukrainase, duke shkatërruar objekte kultiv, ndërtesa qeveritare, pallate banimi dhe infrastrukturën kryesore. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar duke thënë se Rusia do të paguajë çdo gjë që ka shkatërruar në Ukrainë.
Ai zotohet se vendi i tij do të rindërtohet dhe Rusia do të paguajë dëmshpërblimet.
“Edhe nëse shkatërroni të gjitha katedralet dhe kishat tona të Ukrainës, nuk do të shkatërroni besimin tonë, besimin tonë të sinqertë te Ukraina dhe në Zot, besimin te njerëzit. Ne do të rindërtojmë çdo shtëpi të vetme, çdo qytet të vetëm. Dhe po i themi Rusisë që të mësojë fjalët reparacion dhe kontribute. Do të paguani tërësisht për atë që keni bërë kundër shtetit tonë, kundër çdo ukrainasi”, tha Zelensky.
