Nga Shqipëria / E Enjte 23 Nëntor 2017, 19:07

Kjo është arsyeja pse Monika Kryemadhi mban gjithmonë të njëjtën varëse dhe unazë

Janë të shumtë njerëzit që mbajnë me vete sende të cilat u sjellin fat dhe një ndër tyre është edhe  një nga politikanet dhe femrat më elegante  të politikës shqiptare,  Monika Kryemadhi,  e cila në shumë dalje të saj publike është parë duke mbajtur disa bizhuteri të cila janë marrë nga një vend i mirë në Bosnje Hercegovinë i quajtur Medjugorja.

Këtë gjë e ka zbuluar së fundmi Olti Curi në një postim që ka shpërndarë në faqen e tij ku shfaqet Kryemadhi me këto bizhuteri dhe përmbi foto ai shkruan: “Unë kam vend të mbarë Shën Vlashin, shoh që mikja ime mban në duar varësen dhe unazën nga Medjugorje një vend ku miliona njerëz dhe shumë shqiptarë gjejnë frymëzimin e besimit për të shkuar përpara…Të besosh do të thotë që ke shpresë ta lësh shpirtin në duar të sigurta…” është shprehur ai.

Siç po shikojmë edhe Monika qenka një  besimtare e këtyre gjërave dhe me shumë siguri kjo bizhu i ka sjellë shumë fat bashkëshortes së Presidentit, duke qenë se ajo pa diskutim është një nga femrat më të suksesshme në Shqipëri.