Aktorja Arjola Demiri ka folur sërish për historinë e ndarjes me babanë e fëmijëve të saj. E ftuar së fundmi në “Goca dhe Gra”, Arjola tha se nuk ka kontaktuar me ish burrin pas daljes nga BB VIP. Aktorja zbuloi se pas divorcit i ka kërkuar vetëm një gjë ish bashkëshortit të saj.

“Kur nisesh nga një histori, ka dy anë të medaljes, e imja dhe e tjetrit. Nëse unë kthehem mbrapa, një vajzë 21 vjeçare, një studente shumë e mirë, kam lënë të gjitha ëndrrat e dëshirat e mia për tu fokusuar te familja. Unë do të kisha dashur të merrja respekt dhe mirënjohje.
Unë nga kjo eksperiencë post divorcit kam kërkuar që të jemi miq për hir të fëmijëve. Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj marrëdhënieje. Unë i dua fëmijët shumë dhe ai i do fëmijët e vet shumë”, tha Arjola.




