Nga Shqipëria / E Enjte 3 Mars 2022, 11:11

Çifti shqiptar gjendet i vrarë bashkë me dy fëmijët e mitur, si autori tentoi të zhdukte kufomat

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin shqiptar e atë grek pasi një çift dhe dy fëmijët e tyre të mitur u gjetën të vdekur në banesë, në Andravida, Greqi. Ishte fëmija i tretë, djali 12-vjeçar, që i gjeti familjarët të pajetë. 

Media greke Protothema, duke iu referuar grupit hetimor, shkruan se autori ende i pazbuluar mesa ka pasur për qëllim zhdukjen e trupave, por nuk ka arritur të përfundojë planin e tij pasi duket se diçka e ka trembur dhe ka ikur, ndoshta hyrja në banesë e 12-vjeçarit. Kjo u zbulua pasi trupat e prindërve janë gjetur në depon e shtëpisë, ndërsa fëmija 3-vjeçar është gjetur në dysheme, pranë tyre. Fëmija tjetër 2 vjeç është gjetur i pajetë nga vëllai, i cili e ka tërhequr deri në rrugë ku ka bërtitur e të madhe për të kërkuar ndihmë.

Në brendësi të shtëpisë janë gjetur edhe njolla gjaku të shpërndara, ndërsa plagët e shkaktuara në trupat e burrit dhe gruas janë të shkaktuara me armë zjarri.