Nga Shqipëria / E Enjte 3 Mars 2022, 00:12

U fotografuan bashkë, Stresi flet për lidhjen me modelen

Jeta private e Stresit ka qene shume e komentuar dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtë herë kur reperi është fotografuar në shoqërinë e modeles Klarisa Pengu. 

Dyshja ka qenë duke ngrënë darkë, kur është shkrepur edhe fotoja, ku duhet thënë se dukeshin shumë të afërt.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Stresit pas lajmeve në portale. Nëpërmjet një videoje në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke qeshur ai shprehet:

"Unë jam single o lale. Vajzën e kam takuar për herë të parë në koncert, kemi qenë më pronarin duke ngrënë darkë dhe kaq."