Nga Shqipëria / E Enjte 3 Mars 2022, 00:12

Gafa e Biden/ Ngatërron Ukrainën me Iranin

Kreu i shtetit amerikan Joe Biden bëri një gafë në fjalën e tij duke ngatërruar Ukrainën me Iranin.

“Putini mund ta ketë rrethuar Kievin, por nuk do të fitojë mbështetjen e popullit Iranian”, tha Biden.

Sapo ai përfundoi së thënë "Iranian", zëvëndespresidentja Kamala Harris i pëshpëriti pas shpinës duke i thënë: Ukrainas. Kaq u desh që komentet të vërshonin në rrjetet sociale.