Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Mars 2022, 23:11

'Rusia duhet të hetohet për krime lufte', Shqipëria i bashkohet referimit në Hagë

Shqipëria është bashkuar me 37 vende të tjera për të referuar situatën që po ndodh me Ukrainën, në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, me anë të një postimi në rrjete sociale ku shkruan se Rusia duhet të hetohet për krime lufte.

“Shqipëria ?? bashkon forcat me 37 aleatë dhe partnerë për të referuar situatën në #Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainë. Bota nuk do ta pranojë kurrë agresionin”, ka shkruar ministrja.