“Gjeniu i vogël” do të rikthehet shumë shpejt në ekranin e Vizion Plus. Ditën e sotme Jonida Vokshi la të kuptohej se do të jetë ajo moderatorja duke publikuar një foto të së bijës, krahas së cilës shkruante: Po bëhet gati për tek ‘Gjeniu i vogël’. Në fakt po bëhemi të dyja!

Ky lajm është konfirmuar nga faqja zyrtare e "Gjeniut të vogël" në Instagram. "Jonida Vokshi moderon edicionin e 8 të "Gjeniut të vogël"", shkruhet në postim.
View this post on Instagram
Kujtojmë se angazhimi i fundit i Jonidës ka qenë seriali "H.O.T", i cili do të rikthehet në Tetor me sezonin e dytë. Moderatorja/aktorja luan rolin e Amandës.
Seriali me autore Klaudia Brahimaj dhe regji të Bjordi Mezinit, është një bashkëprodhim i producentëve Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi.




