Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Mars 2022, 22:10

'Një nga momentet më të vështira sepse...', Balina Bodinaku hap zemrën për divorcin

Balina Bodinaku ishte sonte e ftuar në "Natën me Aulonën", ku mes të tjerash foli për divorcin. Ajo e cilësoi si një ndër momentet më të vështira të jetës së saj.

"Një nga momentet më të vështira ka qenë divorci, sepse vinte pas një raporti shumë të gjatë. Unë isha fare fëmijë, rreth 17 vjeçe kur fillova lidhjen dhe pas 10 vitesh u ndamë. Duhej ta filloja nga zero gjithçka", u shpreh Balina.

Kujtojmë se ajo prej vitesh po shijon lidhjen me gazetarin Andi Bushati, me të cilin dhe bashkëjeton.