Kuriozitete / E Enjte 23 Nëntor 2017, 18:06

Ja me çfarë shenje duhet të dilni në një takim në bazë të shenjës tuaj të horoskopit

 

Dashi: 21 Mars – 19 Prill

Shumica prej personave të kësaj shenje përputhen me: Ujorin, Shigjetari,Peshoren.

Personat që i përkasin shenjës së Dashit në përgjithësi janë të pavarur, aventurier dhe plot entuziazëm. Takimi i një dashi me një ujorë  është një takim dashurie, i përsosur aq sa shpesh herë çon deri në martesë. Asnjëherë mos dyshoni tek një lidhje dashurie mes tyre, sepse ata të dy janë ideale.

Shigjetari dhe Dashi janë shenja zjarri dhe në dashuri janë si magnet. Kur fillojnë e flasin, ata e kuptojnë se janë në qiellin e shtatë. Një kombinim i përkryer mes tyre.

 Me Peshoren: Këto dy shenja edhe pse shkojnë në disa raste ka një mungesë harmonie të dukshme mes tyre, aq sa edhe dhuratat më të bukura nuk mund të bashkojnë Dashin me Peshoren. Kështu që evitojini personat e kësaj shenje.

Binjakët: 21 Maj – 20 Qershor

Përputhen  me: Peshoren dhe Ujorin
 
Binjakët janë një shenjë e ajrit, që do të thotë se ata janë inteligjentë, të zhytur në mendime dhe parapëlqejnë lidhjet e thella kjo  gjë mund të jetë arsyeja pse ato shkojnë  me Peshoret e cila po ashtu është një shenjë tjetër ajri, midis tyre mund të ketë harmoni.
Ndërsa me Ujorin të dyja këto janë shenjat e ajrit dhe mund të ecin paralelisht shumë mirë në një lidhje të fortë dashurie.
 


Peshorja: 23 Shtator – 22 Tetor
 
Përputhen  me: Binjakët dhe Shigjetarin
 
Të dy shenjat si peshorja dhe binjakët duan të shoqërohen  me njëri tjetrin dhe të realizojnë  biseda të thella, që do të thotë se ata  së bashku mund të formojnë një marrëdhënie të pasur dhe me plotë dashuri në një kohë relativisht shumë të shkurtër.
Ndërsa lidhja midis një shenje ajri si Peshorja dhe një shenje zjarri si Shigjetari  do të thotë që gjërat nuk do të bëhen kurrë të mërzitshme dhe ju do të stimuloni vazhdimisht njëri-tjetrin .
 

Ujori: 20 Janar – 18 Shkurt

Përputhet  me:Binjakët, Shigjetari, Dashin
 
Të dyja shenjat si Ujori dhe Shigjetari kanë nevojë për një stil jetese krijuese dhe energjike, Një Shigjetar do të ishte bashkë lojtari më i mirë dhe takimi me Ujorin stimulon aventura të reja. Ata pa dyshim  përmbushin njëri-tjetrin.  
 
Binjakët dhe Ujori janë dy shenja të ajrit të cilat mund të ecin lehtësisht përgjatë rrugës së jetës. Një lidhje e cila pa frikë quhet dashuri magjike dhe që do ta dëshironin të gjithë.
Ndërsa  një Dash dhe një ujor  e duan jetën, por që të dy duan të kontrollojnë jetën e gjithsecilit, duke u bërë komandues dhe posesivë. 
 

Gaforrja: 21 Qershor – 22 Korrik

Përputhet  me: Peshqit, Demin

Gaforrja është e ndjeshme  dhe vendos mure shumë lehtë, që do të thotë se ata kanë nevojë për dikë që të ndihen të sigurt në një lidhje. Kjo është ajo që e lidh me Demin; pak nga pak ata arrijnë të tregojnë më shumë për veten, duke ndërtuar një lidhje të thellë dashurie.
Sa për Peshqit? Janë shenja uji, ndaj mes tyre ekziston një lidhje natyrale dhe e bukur shpirtërore. Një dashuri shpirtërore që zgjat gjithë jetën.
 

Luani: 23 Korrik – 22 Gusht

Përputhet  me: Lunin,Peshoren

Një Luan mund të shkoj shumë  mirë me një tjetër Luan, sepse nevoja e tyre e barabartë për vëmendje është e balancuar nga besimi i tyre në drejtësi, barazi dhe janë mjaft entuziast dhe romantik . Ndërsa Luani me një Peshore përputhen shumë mirë. Ky duet dinamik di të shkëlqejë gjithmonë. Ata kujdesen për njëri-tjetrin dhe mund të kalojnë një kohë të gjatë bashkë.
 

Virgjëresha: 23 Gusht – 22 Shtator

Përputhet  me: Demin dhe Akrepin

Cilësitë që e lidhin Virgjëreshën me Demin është se të dyja këto shenja toke kanë një marrëveshje mes tyre, e kuptojnë njëri-tjetrin. Ndajnë të njëjtat tipare dhe duan përsosmëri.
Ndërsa mes Akrepit dhe Virgjëreshës nuk mund të ketë një lidhje të thellë mes tyre, por nuk dihet se çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura, pasi ata mund të ndërtojnë një raport të fortë
 

Akrepi: 23 Tetor – 21 Nëntor

Përputhet me Peshqit dhe  Akrepin

Kombinimi i një Akrepi me një Akrep do të thotë një gjë: pasion. Akrepi ka personalitet kompleks: autoritarë, xhelozë dhe posesivë, por kjo nuk e bën raportin e tyre të dobët, përkundrazi.

Peshqit Kanë fantazi, aftësi për të dhuruar dhe suprizuar, ndaj partneri Akrep i bën të ndihem me këmbë në tokë

 

 

Shigjetari: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Përputhet me:Demin, Luanin,

Shigjetari është një shenjë yll i dashuruar, aktiv dhe aventureske, e cila shkon me demin që janë joshës dhe bindës në dashuri, sidomos kur janë në moshë të pjekur. Ndërsa një shigjetar dhe një Luan janë të dyja shenja zjarri që e mirëkuptojnë njëri-tjetrin. Garantojnë mbi gjithçka pasion dhe një partneritet që bazohet mbi besnikërinë. 

Bricjapi: 22 Dhjetor – 19 Janar

Përputhet me: Demin dhe Virgjëreshën
 
Bricjapët janë të orientuar drejt suksesit dhe kanë një qasje praktike ndaj jetës, e cila përshtatet lehtësisht nga një person i shenjës së Demit pasi dashuria, admirimi, respekti dhe mirëkuptimi janë disa nga parimet që udhëheqin një çift Bricjap-Dem, ndaj edhe shumica e tyre jetojnë të lumtur.
 
Virgjëresha dhe Demi dinë të joshin. Simpatikë dhe joshës. Kanë nevojë të mbështeten tek një person me karakter të fortë.


 
Peshqit: 19 Shkurt – 20 Mars

Përputhen me : Bricjapin, Akrepin

Peshqit janë një shenjë e thellë, emocionale dhe e ndjeshme dhe lidhja e tyre me një bricjap do të jetë një sukses pasi dashuria për ta është një pjesë e rëndësishme e jetës, por në lidhje duan të kenë një shkallë të lartë

Ndërsa me Akrepin në dashuri kërkojnë më shumë të arrijnë një bashkim shpirtrash me partnerin, ndaj martesat e tyre mbijetojnë gjatë.

Demi: 20 Prill – 20 Maj

Përputhet me: Virgjëreshën dhe Demin

Demi janë kreu i qenieve të forta, të fuqishme dhe sensuale, gjë që i bën ata një të kombinoj mjaft mirë me një Virgjëreshë. Si dy shenja toke ato kanë shumë të përbashkëta dhe e kuptojnë mirë njëri-tjetrin. Ata ndajnë tipare të njëjta për një dashuri të përsosur.

Gjithashtu bashkimi i një Demi me një tjetër Dem janë tepër komodë dhe të dashur; aq sa shpesh nuk kanë nevojë për njëri-tjetrin.