Në puntatën e sotme të 'Përputhen" u transmetua takimi i Çiljetës dhe Mevlanit. Mevlani ishte shprehur se fatkeqësisht edhe këtë vit ndodhet mes një bruneje dhe një biondeje, duke paralelizuar Antonelën/ Ledjanën me Efin dhe Çiljetën.

Ky koment nuk u prit aspak mirë nga Efi, e cila iu kthye e vendosur. Ajo tha se do të heqë dorë nga takimet me Mevlanin, nëse ai do të bëjë të njëjtën lojë si në edicionin e kaluar.
Mevlani: Ju biondeve duhet t’ju kesh frikë
Çiljeta: Me biondet s’të ka ecur më duket?
Mevlani: Dhe këtë vit, jam mes një biondeje dhe një bruneje
Efi: Nëse të shkon mendja të bësh lojën e edicionin të dytë, mua nuk më keni për këtë, heq dorë nga loja.

Çiljeta: Kaq shpejt u dorëzove.
Efi: Nuk marr pjesë në trekëndësh midis biondes dhe brunes. Unë nuk hy. Përmende Ledjanën, këngën, puntatën e kaluar tani thua bionde brune. Nuk më intereson fare nuk do bësh të njëjtën gjë si herën e kaluar, harroje! Një herë e kam marrë me shaka, dy herë e kam marrë me shaka, nuk vazhdohet më!




