Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Mars 2022, 15:03

Na surprizoi: Capital T në industrinë e filmit, çfarë po përgatit reperi

Capital T është padyshim një ndër këngëtarët më të suksesshëm e më të dashur për publikun shqiptar. Së fundmi, reperi i ka surprizuar të gjithë, teksa ka njoftuar për një projekt të ri që nuk ka të bëjë me muzikën.

Ai do të jetë pjesë e industrisë së filmit në projektin “Jericho Ridge”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Capitali, me anë të një postimi në Instagram.

"Jam shumë i emocionuar të nis eksperiencën time të re krah yjeve të mëdhenj si Nikki Amuka", ka shkruar ai mes të tjerash.