Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Twitter, në lidhje me ndihmën që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës. Ai është shprehur se Shqipëria e ka dhënë kontributin e saj, ndonëse nuk është bërë publike.
“Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës”, ka shkruar Rama.

