Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Mars 2022, 11:11

Në përpjekje për të shpëtuar, vritet familja në Ukrainë, mes tyre edhe fëmijë

Mediat e huaja bëjnë me dije se të paktën 16 fëmijë ukrainas janë vrarë gjatë luftës Ukrainë-Rusi. Në media është publikuar dhe rasti i vrasjes së një familjeje me disa anëtarë.

Mes 5 anëtarëve të familjes ka qenë një 6 vjeçare dhe një foshnjë e vogël, të cilat janë qëlluar ndërsa përpiqeshin të iknin nga qyteti jugor i Ukrainës, Kherson.

Pas bombardimeve të zonave civile në të gjithë vendin, Ukraina tha se 45 fëmijë të tjerë janë plagosur.