Balina Bodinaku ka komentuar në "Post Big Brother VIP" lidhjen e Donaldit me Beatrixën duke e quajtur një lidhje në kushte të veçanta.

Në momentin që ajo po fliste, vëmendje mori reagimi i Semit, e cila po qeshte duke e ironizuar komentin e opinionistes.

“Nuk e di a kishte ndjenjë mes tyre, është një lidhje në kushte të veçanta, kishte elementë shtesë se ishte një raport për t’u sqaruar jashtë. Kishte krijuar një konfuzion të madh”, tha Balina.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Donald dhe Beatrix nuk janë parë bashkë, duke krijuar dyshime se ata nuk janë më në një lidhje.




