Nga Bota / E Enjte 23 Nëntor 2017, 15:03

Drama e vogëlushes Paula: 'Nëse bie në gjumë vdes'

Paula është një vogëlushe e cila mund të vdesë çdo herë që bie në gjumë për shkak të një çrregullimi të rrallë dhe të pashërueshme. Prindërit e saj kanë folur për herë të parë për historinë që po i mundon.

Çdo natë, nëna e vogëlushes Paula Teixeira, e cila quhet Silvana përpiqet  ta ruaj fëmijën  nga vdekja,  pasi ajo kur bie për të fjetur gjumë nuk mund të thithi ajër dhe frymëmarrja e saj ndërpritet.

Paula, nga Zamora e Spanjës, ka sindromën e Ondine, e cila i shkakton asaj ndalimin e  frymëmarrjes në  momentin kur ajo bie në gjumë, duke e vënë atë në rrezik për jetën.

"Që ditën që Paula erdhi në shtëpi, nuk mund të flemë siç kemi fjetur  më parë. Një nga sytë tanë është i mbyllur dhe tjetri duke vëzhguar frymëmarrjen e vajzës. Asaj  gjithmonë do ti duhet një person për të ruajtur ndërkohë që fle. Gjithmonë, gjithë jetën e saj. ' shprehet ajo.

Ndonëse Paula është mjaftueshëm mirë përtë jetuar në shtëpi dhe për të shkuar në shkollë, ajo kërkon një ventilator për ta ushqyer atë me oksigjen gjatë natës. Pas katër vitesh që ata përpiqeshin për një fëmijë, Silvana dhe Roberto u ngjizën me IVF.

Dhe 41 javë pasi  Paula u lind  nga një operacion cezarian babi i saj është shprehur se "Unë mendoj se për çdo baba kjo është ndjenja më e bukur  që mund të ekzistoj  ndonjëherë. Megjithatë, vetëm pak orë pasi ajo lindi, Paula ndaloi frymëmarrjen dhe u dërgua në një spital urgjence, 40 minuta larg".
 
Çifti shprehet se në fillim nuk e kuptonin se çfarë kishte fëmija dhe u është dashur pothuajse dy muaj për të diagnostikuar nëpërmjet disa testeve gjenetike, se vajza vuante nga sindroma Ondine.