Nga Shqipëria / E Martë 1 Mars 2022, 19:07

Zelensky flet nga bunkeri: Nuk jam në një film, një thirrje për Biden

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar homologut amerikan Joe Biden që të japë një mesazh në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës në fjalimin e tij nga bunkeri në Kiev në të cilën ai po udhëheq reagimin e ushtrisë së tij. Zelensky tha më parë se ai është objektivi numër një për forcat ruse, por ka vendosur të qëndrojë në kryeqytetin e vendit. Ai diskutoi bisedimet e ndërmarra nga zyrtarët ukrainas dhe rusë në Bjellorusi.

“Është shumë serioze… Unë nuk jam në një film. Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është ikonë… Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh Ukrainën si diçka të veçantë për këtë botë. Kjo është arsyeja pse [bota] nuk mund ta humbasë këtë diçka të veçantë"

“Ata vendosën të fillojnë të flasin për situatën. Të gjithë duhet të ndalojnë së luftuari dhe të shkojnë në atë pikë nga ku filloi, gjashtë ditë më parë. Unë mendoj se ka gjëra kryesore që mund t’i bëni, dhe ky është një moment shumë i rëndësishëm. Nëse do t’i bëni këto dhe nëse ajo palë është gati, do të thotë se ata janë gati për paqen. Nëse ata nuk janë gati, do të thotë se ju jeni thjesht duke humbur kohë,” tha ai.